Home / Shëndeti / Për prindërit që rrisin vajza dhe ata që rrisin djem…

Për prindërit që rrisin vajza dhe ata që rrisin djem…

Shumica e ekspertëve bien dakord për një fakt që hormonet nuk mund të shpjegojnë gjithmonë dallimet mes dy gjinive.

Edhe pse ndonjëherë thuhet se disa gjëra janë të ndara për vajza apo për djem, jo gjithnjë ndodh kështu. Prindërit luajnë një rol thelbësor në formimin dhe qëndrimin e fëmijëve të tyre. Që prej lindjes, vajzat dhe djemtë trajtohen ndryshe. Studimet thonë se të rriturit kur shprehen për një bebe se ishte e ëmbël dhe e bukur me siguri janë duke përshkruar një vajzë. Nëse bebja do të ishte mashkull atëherë do ta përshkruanin si energjik. Por si duhet të sillen prindërit?

Lodrat për vajza dhe lodrat për djemtë

Shumica e lodrave që në fillim e kanë të përcaktuar ndarjen që prodhohen për fëmijë meshkuj apo për vajza. Zakonisht lodrat për çuna janë në ngjyrë blu dhe për vajzat rozë, sidomos kur ata janë ende disa muajsh. Me rritjen e tyre, çunat luajnë më së shumti me makina, ndërsa vajzat me kukulla. Një ndarje gjinore vihet re edhe te lojërat elektronike, pasi çunat më së shumti kanë të përfshirë aksionin, ndërsa vajzat edukimin. Fëmijët që kalojnë pjesën më të madhe të kohës duke luajtur me lodra të tilla ndoshta në një të ardhme do të kenë një ide tradicionale rreth gjinisë.

Shembulli për fëmijën tuaj

Fëmijët gjithnjë u kushtojnë vëmendje detajeve, sidomos te prindërit. Shpesh ata bëjnë ndarje gjinore në bazë të asaj që shohin. Për shembull, nëna e një djali të vogël gjithnjë pinte kafe, ndërsa babai i tij çaj. Djali brenda vetes mendonte se dinte gjithçka derisa një ditë pa një burrë që pinte kafe. Kjo tregon se sa e rëndësishme është të dini se fëmija vëzhgon atë që bëni. Fëmijët mësojnë dhe pranojnë atë që është normale nga modelet që prindërit u ofrojnë. Tregojini fëmijës se babai mund të angazhohet edhe me punët e shtëpisë.

Princesha vesh fustan, ndërsa princi pantallona

Kur fëmija është të paktën 2 vjeç, e di mirë se çfarë veshin vajzat, çfarë çunat dhe deri ku mund të shkojë kombinimi i tyre. Nëse doni që fëmija juaj të kuptojë se çfarë duhet të veshin të dyja gjinitë dhe të mos kompleksohet për këtë, mos e vishni gjithmonë me të njëjtat ngjyra si roza apo bluja, por edhe me ngjyra të tjera. Një tjetër fakt është që vajzat komplimentohen më shumë dhe në moshë më të vogël sesa djemtë. Ndaj prindërit duhet të fillojnë t’i komplimentojnë më shpesh edhe djemtë.

Reagimi ndaj emocioneve

Ka një ligj të pashkruar kur vjen fjala tek emocionet, vajzat janë të brishta dhe simpatike ndërsa çunat trima që nuk qajnë. Vajzat e kanë më të lehtë zakonisht të shprehen, ndërsa djemtë më të vështirë. Prindërit duhet t’i inkurajojnë fëmijët që të shprehin ndjenjat e tyre.

Televizioni, media

Shfaqjet televizive, revistat, reklamat, videot muzikore dhe lojërat kompjuterike janë fajtore në një farë mënyre për promovimin e stereotipave gjinore. Vajzat janë përgjithësisht të dobëta, me flokë të gjatë, gati të përsosura, ndërsa çunat të bukur, të fortë fizikisht dhe emocionalisht. Në programe televizive, djemtë janë personazhe kryesore, ndërsa vajzat kanë një rol mbështetës. Ndërkohë që nuk mund t’i shmangni mediat, përpiquni t’i ndihmoni fëmijët tuaj që të zhvillojnë pikëpamjet e tyre për atë që po shikojnë.

Liria për të qenë vetvetja

Ka një vijë ndarëse shpeshherë në familje midis asaj që i lejohet një vajze apo një çuni të bëjë. Nëse vajza juaj dëshiron të luajë futboll apo djali juaj dëshiron të marrë mësime kërcimi, u jepni atyre një shans për të zbuluar nëse ndihen mirë me këtë zgjedhje.

Gjithashtu lexo

10 të famshmit që nuk arritën t’i përmbushin standardet e bukurisë në Hollywood (Foto)

Shumë të famshëm duhet t’i përshtaten paraqitjeve të tyre në një kornizë strikte të Hollywoodit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *