Home / Lajme / Kronika e zezë / Përfundojnë në burg 7 shqiptarët e akuzuar për trafik droge

Përfundojnë në burg 7 shqiptarët e akuzuar për trafik droge

Shtatë shqiptarë, anëtarë të një grupi që merrej me trafikun e drogës, do të vuajnë dënimin me burg, pas vendimit të dhënë nga një gjykatë në Gjermani. Sipas mediave vendase, kreu i dyshuar i grupit është raportuar se kishte qëndruar në një azil në Oedheim, ndërsa të tjerë ishin regjistruar si të pastrehë në Heilbronn dhe Karlsruhe.

Arrestimet janë kryer në fillim të muajit prill, ndërsa vendimi u publikua sot nga mediat vendase. Gjatë arrestimit, shqiptarëve iu gjet një sasi prej 9 kg kanabis sativa.

Prokurori publik ka lëshuar urdhër arresti ndaj të 7 personave, vendim që u konfirmua edhe nga gjykata e rrethit në Heilbronn.

Gjithashtu lexo

Mashtroi qytetarët e bankat, arrest me burg për administratorin e spitalit Gjerman

“Arrest me burg” është vendimi që Gjykata e Apelit ka dhënë për Lefter Sulkajn, administratorin …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *