Home / Lajme / Maqedoni / Përmbahuni nga përdorimi i armëve të zjarrit

Përmbahuni nga përdorimi i armëve të zjarrit

Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, apelon deri te qytetarët të përmbahen nga krisjet nëpër dasma dhe ahengjet e tjera familjare.

Njëherësh, përkujtohen të gjithë qytetarët se krismat paraqesin prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe si të tilla sanksionohen me nenin 31 nga ligji për kundërvajtje ndaj rendit dhe qetësisë publike, Transmeton KOHA. Në raste të tilla, parashikohen gjoba me vlerë prej 200 deri 500 euro, në kundërvlerë të denarit”, shprehen nga Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë.

Në raste të tilla, krahas gjobave përdoruesit e armëve të zjarrit mund të ballafaqohen edhe me privim nga liria, nëse nga veprimet e tilla pasoja janë më serioze dhe në njerëz, bie fjala plagosja pa dëshirë i ndonjë personi prezent në manifestim. “Krahas ballafaqimit me ligjin, përdorimi i armëve të zjarrit në raste solemne, po ashtu mund të rezultojë edhe me pasoja të tjera më serioze.

Varësisht nga karakteri dhe pamja e të njëjtave, të ndryshme janë kundërvajtjet dhe implikimit juridike, të cilat rrotullohen nga 6 muaj deri 19 vite dënim me vuajte burgimi”, thonë nga policia. Me qëllim për tu mënjanuar rastet e tilla të padëshirueshme, qytetarëve ju sugjerohet që në vend se me armë zjarri, gëzimet familjare t’i shprehin me forma të tjera, me çka do të shmangeshin problemet dhe komplikimet tjera eventuale si dhe do të ruhej qetësia dhe rendi publik. “Viteve të kaluara, pikërisht në raste të tilla solemne në regjionin që mbulon Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë, janë regjistruar edhe raste të lëndimeve”, theksojnë nga policia.

Gjithashtu lexo

Përmes Serbisë po zbatohet një skenar për destabilizimin e Ballkanit, ja kush alarmon

Lidhja Demokrate e Maqedonisë (LD) nëpërmjet një kumtese vlerëson se tërheqja e personalit të ambasadës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *