Home / Lajme / Botë / Përplaset autobusi, 34 nxënës të vdekur

Përplaset autobusi, 34 nxënës të vdekur

Të paktën 34 njerëz kanë vdekur kur një autobus që ishte duke i dërguar disa nxënës në provim humbi kontrollin dhe u përplas në Tanzani.

Katër njerëz të tjerë mbetën të lënduar në përplasjen që ndodhi në Karatu, tha komandanti i policisë rajonale atje Charles Mkumbo.

Autobusi ishte duke i dërguar nxënësit në një shkollë në Arusha për teste, shkruan  belfasttelegraph.co.uk, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet janë duke u përpjekur që t’i nxjerrin trupat e ngujuar, pasi autobusi goditi disa pemë.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *