Home / Lajme / Maqedoni / Përsëri refuzohet kërkesa për ngrirjen e pronës së VMRO-DPMNE’së

Përsëri refuzohet kërkesa për ngrirjen e pronës së VMRO-DPMNE’së

Gjykatës i procedurës paraprake dhe Këshilli Penal pranë Gjykatës Penale për herë të dytë kanë refuzuar kërkesën për ngrirje të selisë së VMRO-DPMNE, t

Arsyetimi është se nuk ka prova të mjaftueshëm se prona e partisë është grumbulluar me vepër penale, dhe se gjoja PSP nuk ka dhënë dëshmi se është kryer donacion nga kompania Beton.

Gjatë refuzimit të parë të kërkesës për ngrirje të pronës, gjykata ka thënë se nuk kanë të transkripto nga bisedat e përgjuar.

Nga PSP për rastin “Talir” kanë dërguar kërkesë të re deri tek Gjykata për përcaktimin e masës së përkohshme- ndalim për shitblerje të pronës së patundshme e cila rrjedh nga një vepër penale.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski është i dyshuari i parë në rastin e ri të cilën e ka hapur PSP nën emrin “Talir” e që ka të bëj me financimin e paligjshëm të partisë, shpëlarje parash, keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *