Home / Kryesoret / Rruga e banjës në Tetovë zi e më zi përsëri rrëshqet dheu

Rruga e banjës në Tetovë zi e më zi përsëri rrëshqet dheu

Punimet e Komunës së Tetovës në “Rrugën e Banjës” janë shndërruar në një rrezik për qytetarët që çdo ditë shfrytëzojnë këtë lokacion për piknik dhe rekreacion.

Gurë të mëdhenj, sasi të mëdha të dheut që kanë bllokuar edhe rrugën, kanë rrëshqitur sot nga kodra anësore. Qytetarë të Tetovës të cilët kanë dërguar këto fotografi në adresë të televizionit Shenja thonë që kjo nuk ndodh për herë të parë, por është përsëritur edhe disa herë të tjera. Sipas kalimtarëve që frekuentojnë këtë rrugë, punimet zhvillohen pa asnjë masë sigurie dhe në një mënyrë shumë të rrezikshme.

“Nga dy apo tre të punësuar gërmojnë kodrën dhe më pas ndërpresin punimet. Më pas dheu rrëshqet dhe bllokon rrugën në atë vend. E njëjta përsëritet më pas në pjesë tjetër”, thotë qytetari i cili kërkon të mbetet anonin.

Rrëshqitjet e këtilla të dheut kanë mundur të jenë tragjike nëse do të ndodhnin gjatë ditës së djeshme kur kjo rrugë ka qenë më e shfrytëzuar nga tetovarët dhe mysafirë të shumtë të cilët dalin për piknik në lokacionin “Banja e Tetovës” dhe kalojnë përmes kësaj rruge.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *