Home / Kryesoret / Petrov dorëzon iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për legjitimitetin e Talat Xhaferit

Petrov dorëzon iniciativë në Gjykatën Kushtetuese për legjitimitetin e Talat Xhaferit

Kryetari i organizatës nacionaliste “Kongresi Maqedonas Botëror”, Todor Petrov, ka njoftuar se ka dorëzyuar iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese për rishqyrtimin e legjitimitetit të kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi,

“Dorëzova iniciativë deri te Gjykata Kushtetuese dhe vlerësoj se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nuk ka kurrfarë legjitimiteti dhe se në mënyrë të rreme paraqitet si kryetar, pasi që unë nuk them zgjedhje, është proklamim i deputetëve të pacaktuar dhe është kryer në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet për Kuvendin dhe Rregulloren e Kuvendit”, deklaroi Petrov.

Ai shtoi se janë shkelur një numër i madh i dispozitave të Kushtetutës, ligjeve dhe rregulloreve të Kuvendit për “mund të ngritet përgjegjësi penale”, njofton Portalb.mk.

Qëndrimi i Petrovit, është i njëjtë me atë të VMRO-DPMNE-së, e cila sikur ai nuk e pranon zgjedhjen e kryetarit. Për këtë, protestuesit dhe përkrahësit e VMRO-DPMNE-së, më 27 prill të këtij viti pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, u futëm dhunshëm në godinën e Kuvendit dhe rrahën deputetë dhe gazetarë, por edhe demoluan gjithçka që panë rreth tyre.

Petrov është kryetar i Kongresit Maqedonas, i cili njihet për idetë e tij kontroverse dhe ishte njëri ndër donatorët e iniciativës së dështuar për ndërtimin e kryqit 55 metrash në Komunën e Butelit. Petrov për të njëjtën dorëzoi iniciativë te Gjykata Kushtetuese e cila nuk iu pranua.

Më herët, Petrov gjithashtu ka dorëzuar iniciativë në Gjykatën Kushtetuese edhe për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Prokurorisë Speciale Publike, megjithatë e njëjta deri më tani nuk është shqyrtuar.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *