Home / Lajme / Maqedoni / Pishtar Lutfiu: Nxënësit të përgatiten për testimin ekstern (Video)

Pishtar Lutfiu: Nxënësit të përgatiten për testimin ekstern (Video)

Nxënësit dhe mësimdhënësit e ciklit fillor dhe të mesëm thuajse kanë mbetur në udhëkryq, të përgatiten ose jo për realizimin e testimit ekstern. Mandatari për formimin e Qeverisë Zaev, ka paralajmëruar se do ta shfuqizojë të njëjtën pas nisjes me punë të Kuvendit. Por ministri I Arsimit në largim Pishtar Lutfiu dëshpëron nxënësit dhe arsimtarët, kërkon nga ta që të përgatiten për testimin ekstern,

 

”Unë besoj shumë se Qeveria e re nuk do të shkoj në sjelljen e një ligji që do të jetë i cenueshëm për qytetarët dhe nxënësit e Maqedonisë, prandaj kisha bë apel që nxënësit të përgatiten për testimin ekstern për shkak se sjellja e ligjeve nuk ndodhë brenda nate por, duhet të jetë në konsultim edhe me sektorin juridik edhe me ekspertë juridik për të sjell një ligj të mir. Ligji më andej do të duhet të kaloj nëpër komisione, do të duhet në parlament, kështu që besoj që do të duhet të kaloj një kohë, një periudhë pas ardhjes së Qeverisë së re. Prandaj, po bëj apel edhe një herë që edhe përkundër dëshirës së LSDM-së për të sjell një ligj për ndërprerjen e testimit ekstern ajo kërkon kohë – tha për Alsat-M, Pishtar Lutfiu, ministër i Arsimit.

Ditë më parë Alsat-M njoftoi se shkollat fillore dhe të mesme në vend kanë bërë përgatitjet e fundit për realizimin e testimit ekstern. Drejtorët e shkollave njoftuan se pjesa teknike e përgatitjeve ka përfunduar. Nga Qendra Shtetërore e Provimeve tashmë një muaj kanë bërë të ditura datat e mbajtjes së testimit ekstern. 5,6,8 dhe 9 qershor. Janë përgatitur 450 mijë pyetje në të gjitha lëndët të cilat deri më 15 maj ishin në dispozicion për tu shqyrtuar nga nxënësit.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *