Home / Kryesoret / Pjesëmarrësit në dhunën e Kuvendit ftohen në biseda informative në polici (VIDEO)

Pjesëmarrësit në dhunën e Kuvendit ftohen në biseda informative në polici (VIDEO)

Policia ka ftuar në bisedë informative kreun e shoqatës patriotike “Qoseto”, Goran Angelov nga Velesi, lidhur me ngjarjet e 27 prillit. Nga MPB kanë njoftuar shkurt se për të njëjtin akoma nuk ka urdhër për arrest. Në kohën kur Angelov po merrej në pyetje, mbështetës të shoqatës “Qoseto” protestuan para stacionit policorë për të kërkuar lirimin e tij. Një ditë më parë MPB ka zhvilluar biseda informative edhe me katër persona tjerë të cilët dyshohen se kanë kryer vepra penale “pjesëmarrje në turmë që pengon personin zyrtarë në detyrë” si dhe “pjesëmarrje në turmë e cila kryen vepër penale”. Pas njoftimit shtesë që MPB do t’i dërgojë Prokurorisë Publike, dikasteri i Agim Nuhiut ndaj të njëjtëve mund të procedojë padi penale.

Ndërkohë është arrestuar njeriu i cili i pari sulmoi liderin e LSDM-së Zoran Zaev të enjten e 27 prillit. Bëhet fjalë për Angel Zafirovski nga Shtipi i cili ditë më parë u mor në pyetje edhe nga gjykatësi hetues.

 Mbetet e paqartë deri ku ka arritur MPB me identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në aktet e së enjtes në Kuvend. Së fundi persona të shfaqur në video incizimet e siguruara nga trazirat në Kuvend janë paraqitur publikisht duke u distancuar nga aktet dhe duke gjykuar mediat për shkelje të prezumimit të pafajësisë. Njëri ndër to është drejtori i Arkivit Shtetëror Filip Petrovski i cili në rrjetin social Facebook ka akuzuar televizionin Alsat M si partner koalicioni i LSDM-së i cili sipas tij, po formon listë të personave që duhet ndjekur. Në ngjarjet e 27 prillit Petrovski u pa në mesin e turmës, madje bashkë me redaktoren e televizionit Sitel Ivona Talevska. Vetë ai, është pjesë e shoqatës “Qoseto”, anëtarë të së cilët janë në mesin e dhunuesve në Kuvend. Ai gjithashtu bën thirrje që VMRO-DPMNE krah për krah me popullin të dal në mbrojtje të Maqedonisë.

Shoqata të cilës i takon Petrovski kërkon edhe lirimin e Igor Jugos nga Kumanova i cili në video incizime vërehet duke hedhur karrige drejtë deputetëve. Ndërkohë policia akoma nuk ka identifikuar personin i cili në video shihet duke i bërë thirrjet turmës për tu konfrontuar me policinë. Nga ana tjetër nuk dihet nëse në bisedë informative do të thirren edhe Adnan Mehmed, zyrtarë në Komunën e Shuto Orizares dhe Baze Petrevski, njeri i afërt i ish shefit të DSK-së Sasho Mijallkov, turpëroje i tij dhe dhëndër i Alen Zekirov, si dhe Elizabeta Kançeska Mileska, ministrja e Kulturës për përshëndetjet e saj me dhunuesit dhe duartrokitjet për mbështetje.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *