Home / Lajme / Kronika e zezë / Plagos me armë kushëririn, autori në kërkim

Plagos me armë kushëririn, autori në kërkim

Ne Vaun e Dejës rreth orës 20:30 ka ndodhur një plagosje me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur Emiljan Zefi rreth 23 vjeç, banues në Vau i Dejës, me detyrë ushtarak pranë repartit ushtarak në Vau i Dejës, i cili po dëgohet në Spitalin e Traumës  Tiranë për trajtim më të specializuar.

Menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje shërbimet e Policisë ku  sipas deklarimeve të para të marra në vendngjarje,  dyshohet se  autor i kësaj ngjarje është shtetasi Pashk Gjoni rreth 20 vjeç, banues në Vau i Dejës, i aferm i te plagosurit

Policia shpalli në kërkim autorin dhe po punohet për kapjen e tij. Janë ngritur pika kontrolli ,  vijon krehja e zonës   me qëllim kapjen e autorit, si  dhe grupi hetimor po vijon punën për  zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

28 vjeçarja shqiptare që u dogj në azil, vetë ia vuri flakën objektit

Gruaja 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *