Home / Lajme / Kronika e zezë / Plagosen dy vëllezër, arrestohet i dyshuar

Plagosen dy vëllezër, arrestohet i dyshuar

Dalin detaje nga plagosja e mesditës së sotme në Velipojë, ku u qëlluan me armë zjarri vëllezërit Ervin Tahiri, 30 vjeç dhe Durim Tahiri 27 vjeç.

Policia thotë se arrestoi brenda pak minutash njërin prej autorëve të plagosjes së dyfishtë në Velipojë, zbuloi armën e krimit dhe shpalli në kërkim autorin e dytë.

Konflikti me armë zjarri ndodhi në Plazh Velipojë, ku mbetën të plagosur dy vëllezërit Tahiri, të cilët u dërguan drejt spitalit të Shkodrës.

Efektivët e policisë bëri të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të dyshuar Besnik Ndoj, banues në Mali Kolaj, Velipojë.

Të dyshuarit i’u bllokua arma e zjarrit tip ‘automatik’, model 56 e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Policia gjithashtu ka ngritur disa pika kontrolli për të ndaluar autorin e dytë të implikuar në ngjarje. Ndërkohë aktualisht vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Burri reh gruan, ajo e paraqet në polici – (VIDEO)

34 vjeçarja R.S nga fshati Trebosh të enjten në mbrëmje rreth orës 21:30 minuta ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *