Home / Lajme / Kronika e zezë / Plagoset me armë zjarri boksieri i Vllaznisë Nelson Hysa

Plagoset me armë zjarri boksieri i Vllaznisë Nelson Hysa

E kanë ruajtur në lëvizjet e tij dhe sapo ka dale nga berberi, pikërisht rreth orës 15.00 të mesditës së të shtunës e kanë qëlluar 2 herë me arme zjarri pistoletë, duke e lënë të plagosur. Boksieri i ekipit të Vllaznisë Nelson Hysa ka marrë një plumb në trup dhe është dërguar me urgjencë nga dëshmitarët në vendngjarje në spitalin rajonal të Shkodres, ku mësohet se ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Kanë qënë dy persona me skafandër që qëlluan në drejtim të tij, ndërsa po lëviznin me një motor dhe menjëherë pas ngjarjes janë larguar në drejtim të paditur. Policia menjeherë bëri rrethimin e zonës dhe nisi hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarje, që mund të kishte përfunduar tragjikisht.

Si provë materiale u gjet një prej gëzhojave, por paralelisht në pyetje po merren berberi dhe disa banorë që kanë parë nga afër të gjithë ngjarjen. Dëshmia e tyre por edhe kamerat e bizneseve përreth që kanë fiksuar pamjet, pritet të ndihmojnë policinë në identifikimin e 2 atentatoreve.

Nuk dihet nëse Hysa është qëlluar sa për tu trembur apo kanë patur për qëllim eleminimin e tij. Policia pritet të marrë në pyetje kampionin e boksit si dhe familjarët për ndonjë konflikt të mundshëm, ç’ka do të ndihmonte policinë për të zbardhur këtë ngjarje.

Hysa vetëm pak minuta përpara plagosjes kishte qënë në një lokal ne qender të Shkodres sëbashku me bashkëshorten dhe dyshohet se ai është ruajtur në levizjet e tij dhe pikërisht në momentin që ka qënë i vetëm është qëlluar.

Ne foto: Boksieri Nelson Hysa

Ne foto: pamje nga vendi ku ndodhi plagosja

Ne foto: pamje nga vendi ku ndodhi plagosja

Ne foto: pamje nga vendi ku ndodhi plagosja

Ne foto: pamje nga vendi ku ndodhi plagosja

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *