Home / Lajme / Kronika e zezë / Plagoset një person në Gërmovë të Vitisë

Plagoset një person në Gërmovë të Vitisë

Policia njofton se dje në fshatin Germovë të Vitisë së ka mbetur një person i plagosur.

Sipas Policisë, pas një përleshje mes disa personave, ku është përdorur edhe arma e zjarrit, ka mbetur i plagosur viktima, i cili është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar dy vetura dhe si prova materiale në vend të ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me tre copë fishekë, nëntë gëzhoja dhe një plumb i pashkrepur.

Të dyshuarit gjenden në arrati, ndërsa njësitë përkatëse policore janë duke hetuar rastin.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *