Home / Kryesoret / “Planifikimi i keq urbanistik në Tetovë, ndikon në cilësinë e ajrit”

“Planifikimi i keq urbanistik në Tetovë, ndikon në cilësinë e ajrit”

Urbanizimi i keq dhe infrastruktura që nuk e ndjek rritjen e numrit të popullsisë, janë arsyet kryesore të ndotjes së ajrit në Tetovë dhe Shkup, vlerësojnë profesorët universitarë. Gjatë një konference në Universitetin e Tetovës, kryetari i Dhomës së arkitektëve dhe inxhinierëve të Maqedonisë, Mile Dimitrovski, tha se ajri dhe mbrojtja nga ndotja paraqesin prioritet për kuadrot e reja të arkitekturës, urbanizmit, komunikacionit pasi që kohëve të fundit ka ndotje enorme të ajrit.

 

Profesori universitar Mile Dimitrovski, thotë se masat e deritanishme për zvogëlimin e ndotjes së ajrit nuk kanë pasur aspak efekt, apo kanë qenë me afat të shkurtër dhe për politikë ditore.

“Nuk ekzistojnë masa të shpejta që do të ndërmerreshin për të pasur rezultate pozitive rreth gjendjes së ndotjes në Tetovë dhe Shkup, ku gjatë dhjetë viteve të kaluara, janë udhëhequr politika të gabuara dhe masat që u ndërmorën nuk kishin asnjë efekt. Duhet që të largohet deponia në hyrje të Tetovës, ndërtimi i qarkoreve dhe rrugëve që do të lehtësonin komunikacionin e dendur si një nga shkaktarët e ndotjes. Nëse këto masa merren tash, atëherë rezultat do t`i kemi pas dhjetë vitesh”, tha Dimitrievski.

Profesori universitar, Vullnet Palloshi, thotë se disa dekada me radhë popullata në Tetovë është dyfishuar, ndërsa qyteti sa i takon në aspektin urbanistik shumë pak është zgjeruar dhe zhvillimi i Tetovës nuk është duke lëvizur sipas standardeve. Sipas tij, janë sjellë vendime të pjesërishme të cilët e ngulfatin qytetin dhe nuk ndikojnë në uljen e ndotjes.

“Tetova tashmë është qytet i zhvilluar në aspektin e arsimit, industrial dhe një qendër tregtare për rajonin, por rritja e frekuentimit të njerëzve dhe mallrave, nuk ka shkuar në mënyrë paralele me një zhvillim adekuat në aspektin e planeve urbanistike, infrastrukturës rrugore e kështu me radhë. Kështu, duhet që sa më shpejt të azhurohen planet urbanistike, siç janë hapja e bulevardit Bllagoja Toska, ndërtimi i një qarkore në drejtim të rrugës Tetovë-Jahzincë, me ç’rast rreth 30 përq ind do të ulet ndotja e ajrit, por edhe do kishte ndikime tjera në komunikacion”, thotë Palloshi.

Ai nënvizoi se ndotja enorme e ajrit në Tetovë, por edhe në mjedise tjera urbanistike është si pasojë e mospasjes së një strategjie në aspektin e urbanizmit gjatë dhejtë viteve të kaluara. Njohës të këtyre rrethanave thonë se një ndërtimet e reja në Tetovë nuk i kanë plotësuar normat ligjore.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *