Home / Lajme / Maqedoni / Platforma shqiptare jashtë qeverisë së re – (VIDEO)

Platforma shqiptare jashtë qeverisë së re – (VIDEO)

Pas marrjes së mandatit nga ana e kreut të LSDM-së Zoran Zaev, analistët vlerësojnë se platforma shqiptare nuk ka hapësira juridike për tu implementuar për shkak të numrave.

Vendimin e sotëm të presidentit Ivanov e përshëndeti  kreu i BDI-së Ali Ahmeti.

 “Mirëpres dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re reformuese në përputhje me Kushtetutën.Siç edhe thash qysh në fillim, ne do të veprojmë në përputhje me vullnetin e qytetarëve dhe kthim mbrapa nuk ka.Rolin tonë kyç, përcaktues dhe vendimtar në shumicën e re do ta vëmë në shërbim të reformave në përputhje me pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar, marredhënie të mira ndëretnike dhe Marrëveshjen e Ohrit si dhe integrim në NATO dhe në Bashkimin Evropian bashkë me hapjen e vendeve të reja të punës dhe zhvillimin ekonomik”, thuhet në deklaratën e Ahmetit, transmeton Televizioni Koha.

 Me reagim sot doli edhe lëvizja Besa e cilë vlerëson se edhe ajo ka dhënë kontribut në këtë drejtim.

 “Sot erdhi në shprehje vullneti i shumicës së re nëKuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe faktori politik filloi të reflektojë në interes tëqytetarëve që janë lodhur nga kjo letargji e krizës politike. Me këtë rast Lëvizja BESA thekson se ajo nuk lejoi që të shpiken gjëra të paparapara nëKushtetutën dhe ligjet e vendit, duke penguar kështu krijimin e presedaneve që mund të lininpasoja edhe në të ardhmen. Prandaj, ashtu si deri më tash, Lëvizja BESA mbetet e përkushtuar në procesin e zgjidhjes së krizës, duke zhvilluar bisedime për të marrë pjesën e saj të përgjegjësisë politike”, thuhet në deklaratën me shkrim të lëvizjes Besa, transmeton Televizioni Koha.

Përndryshe, në garancitë e dhëna me shkrim Zaev zotohet se asnjë document, asnjë platformë që do të jenë në kundërshtim me kushtetutën nuk mund të kushtëzojnë formimin e qeverisë. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *