Home / Lajme / Maqedoni / PLD: Politikat e OBRM-PDUKM-së punëtorin e kanë shndërruar në rob modern

PLD: Politikat e OBRM-PDUKM-së punëtorin e kanë shndërruar në rob modern

Partia Liberal Demokrate (PLD) e Maqedonisë përmes një kumtese për media uron festën e 1 Majit qytetarëve të Maqedonisë. Ata theksojnë se dinjiteti i punëtorit në Maqedoni është tërësisht i shkatërruar,

“Në 10–të vitet e kaluara nga qeverisja e Gruevskit dhe OBRM-PDUKM-së, dinjiteti i punëtorit në Maqedoni është tërësisht i shkatërruar. Politikat e OBRM-PDUKM-së nga punëtorë i Maqedonisë kanë bërë “rob modern”, duke punuar për të ardhura të cilat nuk mundet t’i mbulojnë nevojat e tyre bazë. Ky fakt i vërteton edhe të dhënat të cilat tregojnë se shporta konsumatore për një familje katër anëtarëshe është 32.000 denarë ose diçka më e madhe prej 500 eurove, ndërsa mbi 50% nga të gjithë të punësuarit në vend marrin rrogë nën 15.000 denarë. Plotësish, OBRM-PDUKM arriti që përmes vendosjes së sistemit të ngritur të korrupsionit dhe robërimit të institucioneve në pjesën më të madhe t’i korruptojnë liderët sindikal dhe t’i transferojë ato në mbrojtës të politikave kriminele të Gruevskit, dhe jo përfaqësues të punëtorëve”, thuhet në kumtesën e PLD-së.

Gjithashtu lexo

Rikthehet ndotja e rrezikshme në Tetovë – (FOTO & VIDEO)

Me matjen e koncentrimeve dyfish më të lartë nga e lejuara të grimcave PM10, Tetova …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *