Home / Lajme / Maqedoni / Po ngulfatet nga mbeturinat liqeni i Treskës

Po ngulfatet nga mbeturinat liqeni i Treskës

Një depo mbeturinash nga dita në ditë po ngulfat hyrjen në liqenin Treska dhe hapësirat gjelbëruese përreth tij.Banorë të pandërgjegjshëm të komunës së Sarajit hedhin mbeturina nga më të ndryshmet duke shkatërruar një pjesë të madhe të sipërfaqeve gjelbëruese. Shumë prej banorëve e dënojnë këtë veprim por thonë se kjo bëhet për shkak të mungesës së pikave të mjaftueshme për hedhjen e mbeturinave.

“Kush i derdh, banorët prej këtu, nuk vjen ai prej Shkupi ti derdh ato mbeturina, ka vend ku duhet mi hudh ato.”.

“Nuk duhet ti hudhin, ajo është turp por po i hudhin. Komuna i pastron mirëpo ato natën i hudhin. Më shumë ka në liqe, edhe nga ana e fshatit Gërçec edhe këndej nga liqeni. A keni vend të caktuar për mbeturina? Jo, nuk kemi vend të caktuar, nuk ke nga të lëvizësh nga mbeturinat”.

Disa banorë të tjerë madje shprehen se kjo ndodhë për shkak se ndërmarrja komunale “Saraj” bën grumbullimin e mbeturinave vetëm një herë në javë.

“Ne e paguajmë komunën. A vijnë i mbledhin rregullisht? Një herë në javë.”.

“Kjo nuk është mir, janë punonjësit e komunales që duhet ti mbledhin, përse ti hudhin në lumin Treska, kjo nuk është mir, turp është”.

Ndërkohë drejtori i ndërmarrjes komunale “Saraj”, Arsim Rustemi tha se depot e krijuara të mbeturinave pastrohen në vazhdimësi, por të njëjtat krijohen brenda natës.

“Çdo javë ne bëjmë pastrimin..Kemi vendbanime që e bëjmë dy herë në javë dhe kemi vendbanime më të vogla dhe që nuk është e nevojshme dy herë por shkojmë një herë në javë. Ne kemi ndërmarë masa edhe kemi lajmëruar stacionin policor, edhe inspektoratin e komunës që të ndërmiren masa dhe do të ketë edhe dënime nëse vazhdojnë kështu”, tha Arsim Rustemi, NK “Saraj”

Sipas Rustemit, për momentin ndërmarrja komunale “Saraj” posedon 3 kamion të mëdhenj dhe dy kamion të vegjël për mbledhjen e mbeturinave të cilët nuk janë të mjaftueshëm për kryerjen e detyrave të ndërmarrjes në fjalë.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *