Home / Kryesoret / Po të vdiste Sela, mbaronte Maqedonia

Po të vdiste Sela, mbaronte Maqedonia

Urim SALIHU

Ka kaluar një javë nga ai moment kur demokracia u vra në Maqedoni.Kanë ndodhur shumë ngjarje të trishta ndër vite.Kanë rënë pafund viktima të pafajshme.Kanë lënë familje që janë përvëluar gjithë jetën.Por kësaj rradhe ra shteti.Edhe ata që janë sjellë dhunshëm do t’a kuptojnë një ditë se do mbesin vetëm.Nuk do t’I mbrojë askush dhe do hudhen si plaçkë.Do hudhen si qese plastike pasi t’I përdorim.Ka kaluar një javë nga ajo ngjarje e trishtë që epiqendër kishte zanafillën e problemit-Parlamentin.Ai Parlament që kishte kohë që nuk funksiononte.Ai qe bërë Teatër , një Hajd Park.Ai qe shndërruar vendi ku s’kishte mbetur më përgjegjësi se cfarë thoje.Mund të shaje historinë e një kombi tjetër.Mund të flisje cfarë të doje , fyeje, poshtëroje gjithcka.Sa më shumë që rriteshin tensionet aty brenda , në atë vend ligjesh ku nuk funksiononte ligji , aq më shumë njerëzit manipuloheshin jashta.

Pastaj në atë të enjte të zezë mllefi u shpraz.Mes mijëra pyetjesh rëndon ajo se kush ishte heroi dhe kush tradhëtari.Por kjo s’ka më rëndësi.Në atë të enjte të 27 Prillit u vra demokracia.Kur një ditë do t’a shohim nga distanca , kur të jenë ulur gjakërat, nuk kemi për t’a besuar nëse kjo ngjarje ka ndodhur në një vend që pretendon Europën, apo është një vend ku ligjin e marrin në dorë psikopatët, vrasësit, kriminelët.

Ata kishin shkuar me një qëllim ogurzi.Por gjithë ajo fatkeqësi kishte një fat.Kishte fatin që Zijadin Sela mbeti gjallë.Në të kundërtën bashkë me ikjen e tij do merrte fund edhe shteti.

Atëherë nuk do kishim punë vetëm me një turmë të dalë kontrolle, por do kishte një kundërpërgjigje të ashpër.Ndoshta këtë dikush e ka dashur,por që të vendoje më në kontrollë situatën kjo do ishte e pamundur .

Nëse Zijadin Selës I ndalej përgjithmonë pulsi dhe nuk do t’ia dilte mbanë, atëherë shumë shpirtëra tjerë do shuheshin.

Ajo turmë e rebeluar pa pikë mëshire nuk e rrahu një politikan më shumë se një shqiptar.Dhe ne shqiptarët jemi të cuditshëm.E keqja gjithmonë n’a bën bashkë .

Si mund një lider të hiqej zvarrë deri në atë mënyrë barbare?! Misterin e kësaj pyetjeje duhet t;a zbardhë drejtësia.Një për një ata njerëz gjakpirës duhet t’I dërgojë në burgjet më të errëta që mos mund më të marrin jetëra tjera.Ata që janë të gatshëm të vrasin një lider, cfarë mund të bëjnë me të tjerë .

Por derisa Sela akoma nën traumat e asaj që përjetoi, nën dyluftimin me jetën e tij që duhet t’I kthehet më shumë se gjithcka tjetër meriton një cmim që duhet gjithe ta bëjmë.Duhet t’I japim shansin e madh .T’I japim forcën e fitores politike , pavarësisht se ne harrojmë dhe frika se një ditë do t’a ndryshojmë mendimin për të dhe do t’a harrojmë të enjten e zezë, atëherë ne nuk meritojmë më liri, dinjitet dhe ndryshim.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *