Home / Lajme / Botë / Policë të lënduar në protestën e Parisit

Policë të lënduar në protestën e Parisit

Një polic ka marre djegie të rënda dhe dy të tjerë janë lënduar gjatë përleshjeve në demonstratat e 1 Majit

Policia ka hedhur gaz lotsjellës mbi protestuesit e rrëmujshëm në margjinat e një marshimi për Ditën e Punës në Paris.

Një numër i të rinjve të maskuar hodhën koktej molotovi mbi forcat e sigurisë të cilat përdorën gazin lotsjellës gjatë marshit më 1 Maj.

Marshi vjetor për të shënuar të drejtat e punëtorëve këtë vit përfshiu edhe thirrjet për ta pamundësuar fitoren e kandidates presidenciale të së djathtës ekstreme Marine Le Pen në balotazhin e të dielës.

Në një video shihet policia duke rrethuar protestuesit duke penguar marshin pasi izoloi shumicën prej tyre nga pjesa tjetër e turmës në afërsi të Place de la Bastille. Megjithëkëtë, disa vazhduan të hedhin mjete shpërthyese nëpër rrugë.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *