Home / Lajme / Polici vodhi celularin e studentes që vdiq në aksident, ia dhuroi vajzës

Polici vodhi celularin e studentes që vdiq në aksident, ia dhuroi vajzës

Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat Tiranë arrestoi sot punonjësin e policisë Baki Ballhysa, me detyrë Patrullë e Përgjithshme pranë pikës së bllokimit të automjeteve të sekuestruara, në Komisariatin e Policisë Kavajë.

AKSIDENT_MILOT-300x213Ndalimi i punonjësit të Policisë Ballhysa u bë ditën e sotme, pas urdhrit të Prokurorit, për veprën penale ‘’Vjedhje me anë të shpërdorimit të detyrës’’, të parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

Jonisa-Toromani“Panorama” meson se polici ka vjedhur nje telefon celular gjate aksidentit tragjik qe ndodhi me studenten e mjekesise, Jonisa Toromani.

Ish-fituesja e disa olimpiadave humbi jeten ne nje aksident tragjik ne fillim te marsit, teksa udhetonte ne aksin Kavajë–Lushnjë, në afërsi të rrethrrotullimit te vendi i njohur si “Bishti i Zhurit”.

Mjeti tip benz drejtohet nga shtetasi Alvi Rrasa dhe doli nga rruga, duke shkaktuar vdekjen e studentes Toromani.

Polici vodhi telefonin tip “Samsung J5” te viktimes, dhe ia dhuroi vajzes se tij, thone burime te “Panorames”.

Kane qene familjaret e viktimes ata qe kane bere kallezim per rastin ne fjale.

Gjithashtu lexo

VMRO nis fushatë, Maqedonia do të ketë probleme me marrëveshjen me Bullgarinë

Komiteti Qendror i partisë opozitare maqedonase VMRO-DPMNE ka thënë se takimin e fundit është diskutuar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *