Home / Kryesoret / Policia bastisi shtëpinë e serbit që vrau Murat Kuçin në Mitrovicë

Policia bastisi shtëpinë e serbit që vrau Murat Kuçin në Mitrovicë

Policia ka bastisur shtëpinë e Drashko Stepiqit në veri të Mitrovicës, i cili para dy netësh vrau 58 vjeçarin e nacionalitetit boshnjak, Murat Kuçi.

Sipas Policisë, bastisja në veri të Mitrovicës, është kryer me urdhër të prokurorit, ku është gjet dhe konfiskuar një revole e llojit CZ me tre fishekë të cal.9 mm.

Kuçi është vrarë me thikë nga i dyshuari Drashko Stepiq. Viktima është Murat Kuçi, i cili ka jetuar në jug të Mitrovicës, i cili ishte pronar i kafenesë ku është qëlluar.

Drashko Stepiq, i cili veç thikës me të cilën e ka goditur viktimën, ka shtënë edhe me armë zjarri, ndërsa policia ka arrestuar të dyshuarin.

Gjithashtu lexo

Erdogan – ministrit të Jashtëm gjerman: I vogël je të komunikosh me mua

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i ka thënë shefit të diplomacisë gjermane Sigmar Gabriel …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *