Home / Lajme / Kronika e zezë / Policia e cilëson vdekje të dyshimtë rastin e rojës së shkollës

Policia e cilëson vdekje të dyshimtë rastin e rojës së shkollës

Policia në Podujevë e ka cilësuar si vdekje të dyshimtë rastin e punëtorit teknik në shkollën fillore të mesme të ulët “Enver Maloku” në këtë qytet.

Nysret Fusha (1959) është gjetur i vdekur nga kolegu i tij, S.B., mëngjesin e së mërkurës në dyshemenë e sallës së arsimtarëve të kësaj shkolle. Ai po mbante ende një elektrik dore.

Ushtruesi i drejtorit të kësaj shkolle, Agim Hamza, ka thënë se në shkollë kishin shkuar rreth orës 07:00 me djalin e të ndjerit, pasi ishte vonuar për gati një orë kur do të duhej të mbërrinte në shtëpi, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gjithashtu lexo

Shpërthimi në një shtëpi në Barcelonë la një të vdekur – policia thotë se ka lidhje me sulmin me furgon!

Një shpërthim ka ndodhur të mërkurën në një shtëpi në Kataloni, si pasojë e të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *