Home / Lajme / Botë / Policia i largon kampet e emigrantëve në veri të Parisit

Policia i largon kampet e emigrantëve në veri të Parisit

Autoritetet franceze sot në mëngjes filluan evakuimin e disa kampeve të paligjshme për emigrantë në pjesën verilindore të Parisit, kumtoi policia.

Sipas mediave franceze në kampet e tilla ishin rreth një mijë emigrantë, kryesisht me prejardhje afrikane dhe afgane.

Për evakuimin e emigrantëve nga rajoni i Port de la Shapel janë angazhuar rreth 350 policë.

“Drejtoria policore urdhëroi evakuimin e kampeve të paligjshme, të cilët paraqesin rrezik të madh për sigurinë dhe shëndetin e atyre të cilët gjenden atje dhe për popullatën e rrethinës”, theksohet në kumtesën policore.

Gjithashtu theksohet se çdo emigranti të evakuuar do t’i ofrohet akomodim i përkohshëm në rajonin parisien, si dhe kontroll shëndetësor dhe vlerësim i statusit social.

Operacion i ngjashëm është kryer në nëntor të vitit të kaluar, kur mijëra emigrantë u evakuuan nga kampet e improvizuara në Paris, pasi u mbyll kampi i refugjatëve Xhungla në Kale, në veri të Francës

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *