Home / Kryesoret / Policia identifikon huliganë tjerë maqedonas nga kamerat e sigurisë së Parlamentit

Policia identifikon huliganë tjerë maqedonas nga kamerat e sigurisë së Parlamentit

SPB Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike në mënyrë plotësuese ka dorëzuar tre njoftime të posaçme rreth njohurive të hetimit për disa persona nga ngjarjet e hyrjes së dhunshme të qytetarëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë më 27 prill.

“Pas kontrollit të kryer të video-materialeve nga kamerat e sigurisë në Kuvend, janë identifikuar persona të cilët kanë marrë pjesë në mënjanim të bllokimit të vendosur paraprak të derës nga ana e brendshme nga hyrja kryesore e ndërtesës së Kuvendit”, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

 Pardje SPB Shkup parashtroi kallëzim penal kundër gjithsej 15 personave të dyshuar për vepra të kryera penale “pjesëmarrje në turmë që do të pengojë një person zyrtar në ushtrimin e detyrës zyrtare” dhe “pjesëmarrje në turmë që do të kryejë vepër penale”.

PTHP Shkup kërkoi shpallje të urdhëresave qendrore për arrestim të të gjithë 15 personave për të cilët ekzistojnë baza për dyshim për veprat e përmendura penale. Më 30 prill nga liria janë privuar tetë persona të cilët janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake. Tek pesë prej tyre është shqiptuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej tetë ditësh, për një person masë paraburgim shtëpiak, ndërsa për dy persona masa kujdesi.

“SPB Shkup edhe më tej në koordinim me PTHP Shkup intensivisht punon në identifikimin e mëtejshëm  të personave të cilët kanë qenë pjesëmarrës në ngjarjet e tmerrshme të 27 prillit”, njofton MPB-ja.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *