Home / Lajme / Maqedoni / Policia ka identifikuar edhe tre persona pjesëmarrës në ngjarjet në Kuvend

Policia ka identifikuar edhe tre persona pjesëmarrës në ngjarjet në Kuvend

SPB Shkup dje dhe pardje ka ndërmarrë masa adekuate dhe ka kryer kontroll të video xhirimeve në drejtim të identifikimit të personave pjesëmarrës në ngjarjet e 27 prillit në Kuvendin e Maqedonisë, të cilët kanë kryer vepër penale,

“Më 13 maj pas ftesave paraprakisht të dërguara, në hapësirat e SPB Shkup është realizuar bisedë me personat D.S (39) nga Shkupi dhe A.B (60) nga Tetova. Pas bisedës së kryer të dy personat janë liruar, ndërsa në konsultim me prokurorin publik kundër tyre do të parashtrohet parashtresë adekuate”, thuhet në kumtesën e MPB-së.

Nga MPB informojnë se më 13 maj në orën 20:50 në stacionin policorë vetë është paraqitur personi N.M (34) nga Shkupi, kundër të cilit paraprakisht është ngritur kallëzim penal lidhur me ngjarjet në Kuvend.

SPB Shkup në konsultim me PTHP-në, siç thuhet në kumtesë, edhe më tej po ndërmerr masa dhe aktivitete lidhur me ngjarjet që ndodhën më 27 prill në Kuvendin e Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *