Home / Kryesoret / Poroj, shënohet dita e shkollës fillore “Skenderbeu” – (VIDEO)

Poroj, shënohet dita e shkollës fillore “Skenderbeu” – (VIDEO)

Me një program të pasur kulturo artistik, shkolla fillore “ Gjergj Kastrioti Skenderbeu “ nga fshati Poroj ka shënuar ditën e shkollës. Ky manifestim tradicional edhe kësaj rradhë ka zgjuar një interesim të madh tek të pranishmit në mesin të cilëve ka qenë edhe kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi si dhe udhëheqësi i sektori për veprimtari publike pranë komunës së Tetovës Ahmed Qazimi.

Me rastin e ditës së shkollës nxënësit e shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” para të pranishmëve, prindërve arsimtarëve, dhe mysafirëve të tjerë të cilët morën pjesë në këtë manifestim shkollor janë prezantuar me poezi, këngë dhe valle popullore të cilat nxënësit e kësaj shkolle i kishin përgaditur në bashkëpunim me arsimtarët e tyre.

Drejtori i shkollës Naim Kurtishi pasiqë përshëndeti të pranishmit përpara tyre lexoi një referat rreth Historikut të shkollës, njëherit foli edhe për të arriturat e shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe në fillim shkolla fillore e fshatit Poroj mbante emrin „LIRIA“. Si ngjarje e shënuar në historinë e shkollës është ajo e vitit 1968, vit ky kur është festuar 500 Vjetori i vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, me ç’rast Kuvendi i Komunës së Tetovës vendos që një shkollë tetëvjeçare të mbajë emrin e Skenderbeut, ashtu që udhëheqësia e shkollës në mbledhjen e mbajtur me datë 15.05.1968 me kryetar mësuesin e nderuar, Ajet Memeti, me propozimin e mësuesit Servet Rahmani dhe me votim unanim të gjithë të punësuarve të shkollës vendoset që shkolla të quhet “Skenderbeu”. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *