Home / Showbiz / Portreti i Rita Orës në ankand për bamirësi

Portreti i Rita Orës në ankand për bamirësi

Portreti i Rita Orës do të shkojë në ankand për një çmim më shumë se 20.000 pound për bamirësi. Këngëtarja e bëri këtë gjest të mrekullueshëm për të mbeldhur para për kancerin e gjirit.

Bukuroshja ka pozuar së bashku me dy portrete të saj dhe artistin Endless. Ajo shpjegoi se gjithmonë ka dashur të bëjë diçka të pazakontë për një bamirësi të kancerit të gjirit sepse është një sëmundje që e prek shumë.

Kur Rita ishte 15-vjeç nëna e saj, Vera u diagostikua me sëmundjen vrasëse. Por Vera arriti që të luftonte kancerin dhe ka vazhduar që të jetë mbështetja e Rita Orës gjatë gjithë karrierës së saj.

“Unë dua të nderoj nënën time dhe të kontribuoj për të financuar kërkimet që studiuesit bëjnë rreth kësaj sëmundje,”-ka thënë ajo për Daily Mail. “Ideja e përdorimit të artit për të mbledhur para për një kauzë dhe bamirësi më erdhi shumë natyrshëm, pasi arti gjithmonë ka qenë pasioni im më i madh.”

 

Gjithashtu lexo

Humb jetën aktori i mirënjohur

Kuzey Vargin, një prej emrave më të njohur të kinematografisë turke është përcjellë për në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *