Home / Lajme / Maqedoni / PPTH Shkup: Paraburgim për 14 persona, shtatë persona privohen nga liria për trazirat në Kuvend

PPTH Shkup: Paraburgim për 14 persona, shtatë persona privohen nga liria për trazirat në Kuvend

Prokuroria Publike Themelore – Shkup, pas grumbullimit të dëshmive relevante, për pesëmbëdhjetë të involvuar në trazirat në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë filloi procedurë për shkak të ekzistimit të dyshimit se kanë kryer vepër penale – Pjesëmarrje në masë e cila ka penguar personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare të nenit 384 të Kodit penal.

“Për momentin, shtatë persona janë privuar nga liria. Prokurori publik kompetent, duke vlerësuar se janë plotësuar bazat ligjore, për katërmbëdhjetë të dyshuarit propozoi deri tek gjykatësi me procedurë paraprake që t’u përcaktohet masë arresti. Për një person është përcaktuar përcaktimi i masave të kujdesit”, thuhet në kumtesën e PPT të publikuar në ueb faqen e tyre.

Shtohet se hetimi i prokurorisë vazhdon në drejtim të zbardhjes së plotë të ngjarjes penalo-juridike.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *