Home / Kryesoret / Prej nesër komunat të bllokuara – (VIDEO)

Prej nesër komunat të bllokuara – (VIDEO)

Partitë parlamentare u takuan një ditë më parë larg syrit të opinionit, ndërsa nuk dihet nëse konsultimet, përmbajtja e të cilave nuk është bërë e ditur kanë vazhduar edhe sot. Asnjëra nga partitë nuk deshi të komentojë ose të japë detaje nëse në takimin “sekret” kanë arritur ndonjë marrëveshje paraprake në prag të koordinimit të së hënës me kryeparlamentarin Talat Xhaferi. Takimi në Kuvend bëhet më qëllim që partitë të gjejnë gjuhën e përbashkët për ndryshimet në Kodin Zgjedhor që të mund të vazhdohet mandati i krerëve të komunave dhe këshillave komunal. VMRO-DPMNE-ja kërkon nga shumica parlamentare që urgjentisht të lejojë funksionimin e pushtetit lokal, të votohet për vazhdimin e mandatit të krerëve të komunave dhe të caktohet datë më e afërt për lokalet.

“Pushteti lokal është kategori kushtetuese dhe ajo në asnjë mënyrë nuk është e lidhur me presidentin e shtetit apo me pushtetin ekzekutiv.Zgjedhjet lokale duhet të mbahen sa më shpejt, që qytetarët të kenë kryetar të komunave, pa marrë parasyh se institucionet mes veti kanë mosmarrveshje rreth ekzekutivit.LSDM në një farë fome e kërcënon mbajtjene  zgjedhjeve lokale me marrjen e mandatit, prandaj ajo ka frikë që të përballet në zgjedhje ku qytetarët do të mund të vendosin për kryetarëte  komunave”, tha Milloshoski, transmeton Televizioni Koha.

Nga ana tjetër LSDM-ja thotë se bllokimi i komunave nuk ndodh për fajin e tyre, por për shkak të bllokimit të të gjitha proceseve në Maqedoni nga presidenti Gjorgje Ivanov dhe VMRO-ja.

Është mëse e domosdoshme që Gjorge Ivanov ta jap mandatin menjëherë me çka do të mundësohej që Zoran Zaev shpejt ta formojë Qeverinë dhe më pas në mënyrë ligjore të përcaktohet data e mbajtjes së zgjedhjeve lokale –përgjigjen nga LSDM, transmeton Televizioni Koha.

Ndërkohë BDI-ja pret që në takimin e radhës përfaqësuesit politik të arrijnë konsensus për datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale.Në 15 maj skadon mandati i kryetarëve të komunave dhe këshillave komunal, që do të thotë se pas kësaj date do të ketë bllokim pothuajse të tërësishëm të shërbimeve komunale, ndërsa rreth 50 mijë qytetarë do të mbesin pa paga mujore. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *