Home / Kryesoret / Prej nesër reshje dhe ulje e temperaturës

Prej nesër reshje dhe ulje e temperaturës

Pasdite në viset malore posaçërisht në veriperëndim dhe verilindje do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të shiut të shkurtra dhe me intensitet të rrëmbyeshëm dhe me bubullima të rralla. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 24 deri 32 gradë, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Prej nesër do të fillojë periudha në të cilën temperatura do të ulet, do të rriten vranësirat, ndërsa me erën veriore do të ketë edhe periudha të kohëpaskohshme diellore. Nesër prej orëve pasdites dhe kryesisht në perëndim do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullima të rralla.

Të martën reshjet do të zgjerohen gjithkund, ndërsa lokalisht dhe posaçërisht në jug dhe juglindje do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Të mërkurën pritet të bien edhe sasi më të mëdha, ndërsa atëherë edhe era do të jetë më e fuqishme. Në javën e ardhshme temperaturat e mëngjesit do të jenë në ulje të vazhdueshme, ndërsa ato të ditës nga e enjtja do të jenë në rritje, informon DPHM.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *