Home / Kryesoret / Presidenti Gjorge Ivanov uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Presidenti Gjorge Ivanov uron besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit

Presidenti i shtetit Gjorge Ivanov me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ka uruar udhëheqësin e Bashkësisë Islame, Sulejman ef. Rexhepi dhe gjithë besimtarët myslimanë në vend.

“Më lejoni që personalisht, anëtarëve të Risajetit, muftinive, imamëve dhe gjithë qytetarëve të besimit Islam në Maqedoni t’ua uroj fillimin e muajit të agjërimit. Në Islam, Ramazani është muaj i shenjtë ku festohet pastrimi shpirtëror dhe trupor. Mësimet thonë se duke ndihmuar të varfërit, besimtarët shpresojnë për mëshirë dhe falje të mëkateve për vete dhe familjet e tyre”, thuhet mes tjerash në urimin e Ivanovit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *