Home / Lajme / Rajon / Presidenti thotë se dhuna është e papranueshme ndaj Xharres, kërkon të zbardhet rasti

Presidenti thotë se dhuna është e papranueshme ndaj Xharres, kërkon të zbardhet rasti

Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar ndaj sulmit që i ka ndodhur Arbana Xharrës. Ka thënë se dhuna nuk bën të jetë mjet i shprehjes së pakënaqësisë.

Sidoqoftë, ai ka kërkuar zbardhjen e rastit dhe dënimin e sulmuesve

Reagimi i plotë i Presidentit:

Jam thellësisht i tronditur dhe i shqetësuar me sulmin kundër Arbana Xharrës. Është krejtësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm përdorimi i dhunës dhe asgjë nuk e arsyeton atë.

Si shoqëri nuk bën të lejojmë që dhuna të bëhet mjet i shprehjes së pakënaqësisë sonë.

Me këtë sulm të ulët nuk janë cenuar vetëm Arbana dhe familja e saj, por edhe parimet dhe vlerat demokratike mbi të cilat po e ndërtojmë shoqërinë tonë.

Organet e rendit duhet ta zbardhin në tërësi rastin dhe t’i sjellin sulmuesit para drejtësisë. HTH

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *