Home / Lajme / Maqedoni / Prezantohet hulumtimi mbi përdoruesit e drogës në Maqedoni

Prezantohet hulumtimi mbi përdoruesit e drogës në Maqedoni

Komisioni ndërministror për luftë kundër prodhimit të palejueshëm, tregtimit dhe keqpërdorimit të drogave prezantoi sot hulumtimin ”Vlerësimi i programeve për trajtimin dhe kujdesin ndaj personave që përdorin droga në Republikën e Maqedonisë”.

Sipas MIA-s, hulumtimi është realizuar sipas standardeve ndërkombëtare për trajtimin e çrregullimeve nga përdorimi i drogave, me mbështetje të Programit të UNODC dhe OBSH-së për trajtimin dhe kujdesin e të varurve nga droga.

Në hulumtim janë përfshirë institucione shtetërore, sektori qytetar, organizata private shëndetësore dhe përdorues të programeve. Maqedonia është e para në rajon që zbaton standardet ndërkombëtare për një vlerësim të këtillë.

Maqedonia ka mungesë të kuadrove që punojnë në qendra të këtilla pasi që punëtorët shëndetësorë refuzojnë të punojnë diçka të këtillë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *