Home / Showbiz / Prezantuesi i famshëm shpërthen në të qara: Djali im ka lindur me probleme në zemër

Prezantuesi i famshëm shpërthen në të qara: Djali im ka lindur me probleme në zemër

Prezantuesi i njohur Jimmy Kimmel dhe bashkëshortja e tij Molly McNearney kanë sjellë në jetë më 21 prill fëmijën  e tyre të dytë, djalin William “Billy” Kimmel. E gjithë familja është lumturuar me ardhjen në jetë të pjesëtarit të ri por duket se gjërat nuk kanë shkuar mirë për vogëlushin. Vetëm tri ditë pas lindjes djalit iu desh ti nënshtrohej një operacioni në zemër në spitalin e fëmijëve në Los Angeles.

Prezantuesi i njohur i “The Late Night Show” ka rrëfyer mes lotësh gjatë emisionit të së hënës se djali i tij i porsalindur e ka kaluar me sukses operacionin në zemër.

“Ne e quajmë Billy. Pasi lindi të gjithëve na u duk se gjithçka po shkonte normalisht. Ne u zhvendosëm në dhomën e pritjes ku na u bashkua dhe djali tjetër. Bashkëshortja ime po pushonte në shtrat kur një infermiere na lajmëroi se dëgjoi një zhurmë në zemrën  dhe mushkrinë e foshnjës. Ajo kuptoi se fëmija nuk po merrte mjaftueshëm oksigjen në gjak . Ishte një gjë e tmerrshme për ne.”- ka treguar Kimmel.

Kirurgu u shpjegoi prindërve se djali i tyre kishte lindur me “vrimë në murin e anës së majtë dhe të djathtë të zemrës së tij”. Tri ditë më vonë Billy iu nënshtrua operacionit dhe brenda 3-6 muajve do i duhet të bëjë një tjetër. 6 ditë pas lindjes djali u largua nga spitali.

“ I shkreti fëmijë, jo vetëm ka një zemër të sëmurë por edhe fytyrën time.”- është shprehur prezantuesi me shaka.

“Do të doja padyshim të falënderoja gruan time parimisht që më lejon të bëj seks me të. Por edhe sepse ka qenë kaq e fortë të përballojë makthin më të keq të një nëne. Jam shumë i lumtur që e kemi sjellë në jetë këtë fëmijë bashkë. Sigurisht që do më duhet të shkëputem për pak kohë nga puna ime.”-përfundon prezantuesi i njohur.

Gjithashtu lexo

Tuna në shënjestër të kritikave

Në rrjedhë kronologjike, Altuna Sejdi – Tuna gjithmonë ka qenë një hap para kur është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *