Home / Lajme / Maqedoni / Prilep, sulmohet kujdestarja e shtëpisë nga person i panjohur

Prilep, sulmohet kujdestarja e shtëpisë nga person i panjohur

Sulmues i panjohur, dje rreth orës 12:00 në Prilep, me mjet të fortë, ka sulmuar kujdestaren e fëmijëve P.I (47) në kokë, me çka P.I ka humbur vetëdijen,

 

“Sulmuesi është futur në shtëpinë e D.R (41) në rrugën “Orevojaçka” dhe ka goditur kujdestaren, ka kontrolluar shtëpinë dhe pa mos marrë asgjë është larguar nga vendi i ngjarjes”, thonë në MPB.

P.I i është dhënë ndihmë mjekësore nga Ndihma e Shpejtë dhe i janë konstatuar lëndime të lehta. Nga MPB thonë se po ndërmarrin masa për kapjen e sulmuesit dhe zbardhjen e rastit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *