Home / Lajme / Botë / Princesha sinjalizon fillimin e garës, kryeministri humb dëgjimin (Video)

Princesha sinjalizon fillimin e garës, kryeministri humb dëgjimin (Video)

Kryeministri belg, Charles Michel, është ballafaquar me një situatë të rrezikshme, duke pësuar humbje të pjesshme të dëgjimit derisa po merrte pjesë në një garë sportive të një vrapimi në Bruksel.

 

Siç shkruajnë mediat e huaja,  bëhet fjalë për momentin kur princesha Astrid kishte qëlluar me një pistoletë për të dhënë sinjalin e hapjes së vrapimit.

Edhe pse reagimi i kryeministrit në ato momente ka qenë me një buzëqeshje, megjithatë, më vonë është bërë e ditur se ai kishte nevojë për trajtime mjekësore.

“Kryeministri duhet të ndjekë një numër trajtimesh”, u ka thënë gazetarëve zëdhënësi i tij, Barend Leyts.

“Trajtimi mjekësor i mëtejshëm pritet gjatë javës”, shtoi zëdhënësi.

E familja mbretërore belge ende nuk ka komente për incidentin. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Trump kërkon ndaljen e ndihmës financiare për Serbinë, ‘shpëton’ Kosova

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump po bënë përpjekje që të reduktojë në mënyrë drastike …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *