Home / Kryesoret / Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta vendosën tendat para Kuvendit të Maqedonisë

Prindërit e fëmijëve me nevoja të veçanta vendosën tendat para Kuvendit të Maqedonisë

Personat me nevoja të veçanta dhe prindërit e tyre për tre ditë do të ngrisin kampe para Kuvendit. Ata sot në parkun “Gruaja luftëtare” vendosën tendat dhe porositën se qëllimi i tyre është të jenë në fokus të publikut dhe problemet me të cilat ballafaqohen të jenë prioritet për qeverinë e re.

Iniciativa qytetare “12 pa 5”, e cila është organizatore e kësaj forme të protestave, njoftoi se në qendër të Shkupit deri të hënën do të organizojnë punëtori, performanca dhe aktivitete tjera.

Deri tani në mbështetje të kësaj iniciativa janë mbledhur rreth 30 mijë nënshkrime, me të cilat synojnë ndryshime ligjore, përmes të cilave do të përmirësohet jeta e fëmijëve të tyre dhe personave tjerë me nevoja të veçanta.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *