Home / Kryesoret / Prishtinë: Arrestohen pesë persona për detyrim në prostitucion

Prishtinë: Arrestohen pesë persona për detyrim në prostitucion

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshimtë që raportohet se kanë kryer veprën penale të mundësimin apo detyrimit në prostitucion.

Hetimet janë kryer nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz i Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, kurse është udhëhequr nga Prokuroria Themelore, Departamenti për Krime të Rënda në Prishtinë.

“Me datën 24 maj 2017 janë arrestuar pesë persona nën dyshimin e bazuar për përfshirje në veprat penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’ dhe ‘bashkëkryerje”, njofton policia, transmeton Klan Kosova.

Me aktvendim të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje për 48 orë tre të dyshuar: B.K. M.K. dhe A.R, kurse në procedurë të rregullt janë liruar A.B dhe N.H.

Gjatë realizimit të këtij plani janë gjetur dhe janë konfiskuar prova relevante për rastin.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *