Home / Lajme / Rajon / Pritet procedimi i marrëveshjes së demarkacionit në Kuvendin e Kosovës

Pritet procedimi i marrëveshjes së demarkacionit në Kuvendin e Kosovës

Marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi sot pritet që  të procedohet për ratifikim në Kuvendin e Kosovës.

Paralajmërimi u bë që të premten nga kryeministri i Kosovës Isa Mustafa.

Kjo është njëra prej marrëveshjeve më të rëndësishme për Kosovën, e cila është edhe kusht për liberalizimin e vizave me vendet e Bashkimit Evropian.

Vënia e demarkacionit për ratifikim në Kuvend është zvarritur për kohë të gjatë, për shkak të mungesës së votave të koalicionit qeverisës, transmeton REL.

Në një tjetër zhvillim, javën e kaluar, Kryesia e Kuvendit ka miratuar mocionin e opozitës, sipas të cilit, Kuvendi do të votojë këtë të mërkurë për rrëzimin e qeverisë aktuale.

Gjithashtu lexo

Tiranë: Vret bashkëshorten e më pas vetëvritet – (VIDEO)

Një telefonatë e mbërritur paraditen e së dielës në numrin e emergjencave 112, ka lajmëruar …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *