Home / Kryesoret / Profesor, Miftar Abdiu ideator kryesor i dijes dhe pedagogjisë praktike

Profesor, Miftar Abdiu ideator kryesor i dijes dhe pedagogjisë praktike

Profesor Miftar Abdiu ishte dhe do mbetet në kujtesën e të gjithëve një ndër personalitetet që ka zhvilluar një karierë të suksesshme në profesionin e mësimdhënies dhe në segmentin kyç të didaktikës dhe të psikologjisë shkollore. Miftar Abdiu u lind në fshatin Bogovinë. Ai vjen nga një familje e konsoliduar dhe arsimdashëse.Pikërisht në këtë fije mësuesi lidhet me jetën. Ai si nxënës respektoi shkollën, nderoi mësuesin, ndërsa si mësues me punën e bërë, e nderoi dhe e lartësoi emrin e Shkollës fillore “Naim Frashëri” në Tetovë.

Pse u lidhë emocionalisht me arsimin, pse ndodhi kështu? Ka shumë arsye, ndoshta sepse në 42 vitet e shkollës shqipe për shqiptarët, në veçanti për shqiptarët e Pollogut, qe bërë pikë reference për dije e kulturë kombëtare.

Në vitet e studimeve, i dha një rëndësi të veçantë përgatitjes të shëndoshë profesionale, gjithnjë me një ide fikse në ngritjen dhe  krenarinë e prestigjit të shkollës.

Në opinionin e mësuesve me të cilët punoi gjithherë dominoi kjo bindje:

Ishte ideator kryesor i dijes dhe pedagogjisë praktike, kishte përgatitjen më të lartë pedagogjike, meqë studioi gjerë e gjatë pedagogjinë dhe metodikat e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Njihte shumë në thelb problemet e shkollës fillore e të mesme; ka punuar mjaft për të futur në shkollat tona koncepte e metoda të reja.

Qoftë e nderuar vepra  sublime e profesor Miftar Abdiut!

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *