Home / Lajme / Maqedoni / Prokuroria bën gati dosjen ndaj sulmuesve të Ziadin Selës dhe Zoran Zaevit

Prokuroria bën gati dosjen ndaj sulmuesve të Ziadin Selës dhe Zoran Zaevit

Prokuroria Themelore Publike ne Shkup, pas mbledhjes së dëshmive përkatëse, për pesëmbëdhjetë të përfshirë në trazirat në Parlament, fillimisht nisi procedurat për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrje në një turmë që penguan personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare” sipas nenit 384 të Kodit Penal, jane lene ne burg shtatë persona,

Siç njofton Prokuroria e Shkupit, aktualisht, shtatë e personave janë privuar nga liria. Prokurori publik kompetent, ka konstatuar se janë përmbushur bazat ligjore për katërmbëdhjetë të dyshuar deri tek gjykatësi i procedurës së paraprake për masën e paraburgimit.

Ndaj një personi është propozuar përcaktimi i masës për kujdes. Hetimi i prokurorisë vazhdon në drejtim të zbardhjes së plotë të veprave penale ndaj të involvuarve për pjesëmarrje dhe dhunim të instucionit publik dhe sulm ndaj personave zyrtar.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *