Home / Lajme / Maqedoni / Promovim i Udhërrëfyesit për prindërit për shëndet, rritje dhe zhvillim të fëmijës

Promovim i Udhërrëfyesit për prindërit për shëndet, rritje dhe zhvillim të fëmijës

Udhërrëfyesin e parë për prindërit për shëndet, rritje dhe zhvillim të fëmijës (prej zero deri tre vjeç) do ta promovojnë sot Shoqata e motrave medicinale, teknikëve dhe akushereve të Republikës së Maqedonisë dhe zyra e UNICEF-it.

Udhërrëfyesi për prindërit përmban këshilla dhe informata për gjithçka që duhet të dijë një prind për aspektet më të rëndësishme të shëndetit, rritjes dhe zhvillimit, përfshirë ushqimin dhe gjidhënien e drejtë, kalendarin e imunizimit, diagrame të rritjes në lartësi dhe peshë, shëndetin oral, sigurinë e fëmijës dhe stimulimin e shkathtësive mentale, fizike, sociale dhe emocionale.

Motrat patronazhe do ta ndajnë Udhërrëfyesin e prindërve të të gjitha foshnjeve të sapolindura në vend gjatë vizitës së tyre të parë, ndërkaq kjo do t’u ndihmojë sa më shpejtë ta përdorin në mënyrë që të mund ta masin rritjen dhe zhvillimin e fëmijës së vet.

Gjithashtu, motrat e patronazhit do të mund ta ndjekin zhvillimin e plotë të foshnjeve dhe fëmijëve të vegjël, të identifikojnë shenja të hershme të vështirësive zhvillimore dhe të sigurojnë mbështetje për prindërit dhe familjet. Me ndihmën e këtij doracaku të gjithë prindërit do të përfitojnë mundësi ta bëjnë më të mirën në kujdesin për fëmijët e tyre.

Udhërrëfyesi është përpunuar në bashkëpunim me Minsitrinë e Shëndetësisë, Shoqatës së neonatologëve dhe Shtëpisë së shëdnetit – Shkup

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *