Home / Lajme / Botë / Pronarët e veturave BMW në alarm, dhjetëra të tilla të përfshira nga një “zjarr misterioz” (Foto/Video)

Pronarët e veturave BMW në alarm, dhjetëra të tilla të përfshira nga një “zjarr misterioz” (Foto/Video)

Shqetësimi për sigurinë e veturave BMW është në rritje në vazhdën e një raporti të ri që gjeti dhjetëra shembuj të zjarreve misterioze që shpërthejnë në vetura që ishin parkuar për disa ditë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për më shumë se 40 vetura të markës BMW të parkuara që janë raportuar në SHBA gjatë pesë viteve të fundit, me incidente të ngjashme si në Suedi, Kinë, Indi dhe Korenë e Jugut.

Siç thuhet më tej, zjarri i pashpjegueshëm varion nga disa modele, vite dhe gjenerata të automjeteve të markës luksoze, të cilat mund të shkojnë në 100,000 dollarë.

Gjithsesi BMW ka mohuar se ata kanë gjetur “ndonjë model që lidhet me cilësinë ose dështimin e komponentit” dhe ka thënë se nga 4.9 milionë automjetet që i kanë në rrugët e SHBA, incidentet e zjarrit janë jashtëzakonisht të rralla.

Por sipas medieve të huaja, pas një vale zjarri të BMW në Korenë e Jugut, një hetim qeveritar zbuloi një rrjedhje të mundshme të karburantit, duke çuar në një tërheqje prej 1,700 të tilla, edhe pse nuk mund të thuhet nëse rastet në SHBA janë të lidhura me atë çështje.

Zjarret dramatike dhe të papritura në makinat e parkuara kanë lënë dhjetëra shoferë të privuar nga automjetet luksoze të tyre të çmuara dhe të paktën një njeri ka mbetur madje pa shtëpi, pasi kur një zjarr makine në garazhin e tij e kishte djegur edhe shtëpinë e tij. /Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *