Home / Kryesoret / Propaganda serbe: 800 veteranë të UÇK nga Kosova hynë në Maqedoni, por vjen demanti nga Prishtina

Propaganda serbe: 800 veteranë të UÇK nga Kosova hynë në Maqedoni, por vjen demanti nga Prishtina

Mediat e sponsorizuara serbe nga qarqe politike në Maqedoni kanë vijuar me shkrimin e radhës se gjoja 800 veteranë të UÇK-së së Kosovës kanë hyrë në territorin e Maqedonisë. Kjo është shkruar nga gazeta “Novosti”, e cila shpjegon se gjoja ky grup synon destabilizimin.

Por nga ana tjetër, menjëherë kanë reaguar nga Shoqata e Veteranëve të UÇK-së në Prishtinë, duke theksuar për INA se kjo është propagandë e kuzhinave serbe të paguara nga pushteti i humbur i Nikolla Gruevskit.

“Ne e dijmë se pushteti gjakatar i Gruevskit në Shkup po përjeton çastet e fundit. Ata për ti ikur krimeve po sajojnë skenare e gjithçka, vetëm për të shpëtuar kokën. Por kjo nuk ndez, andaj të këto janë lajmet e tilla propaganduese. Është e njohur kjo propagandë” theksuan nga kjo shoqatë. Lajmin e tillë me bujë të madhe e kanë dhënë disa nga portalet pro –VMRO-së. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *