Home / Lajme / Botë / Protesta – Përshkallëzohet dhuna në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon 37

Protesta – Përshkallëzohet dhuna në Venezuelë, bilanci i viktimave shkon 37

Dhuna e përshkallëzuar në Venezuelë ka shkaktuar edhe një tjetër viktimë, duke e çuar në 37 numrin e personave të vdekur gjatë javëve të protestave. Demonstruesit kanë manifestuar zemërimin e tyre ndaj planeve të presidentit Maduro për përqëndrimin e pushtetit në duart e tij, ndërkohë që vendi përjeton nivele të larta inflacioni e trazirash sociale. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale pritet të mbahen në fund të vitit të ardhshëm.

Një i ri ka mbetur i vdekur për shkak të dhunës që ka përfshirë qytetin venezuelas të Valencias, teksa në vend vijojnë protestat ndaj qeverisjes së presidentit Nicolas Maduro. Hecder Lugo, në të njëzetat e tij, vdiq për shkak të një goditjeje në kokë. Të rinj plaçkitën dyqane në qytete të ndryshme, ndërkohë që në Karakas, një mjet i armatosur është filmuar duke sulmuar protestuesit. Të paktën 36 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur në protestat disa-javore. Demonstruesit janë të zemëruar me planet e Maduros për të përqëndruar pushtetin në duart e tij. Ata janë veçanërisht të zemëruar nga dekreti më i fundit që krijon një trup prej 500 anëtarësh për rishkrimin e kushtetutës, një hap që do të anashkalonte Asamblenë Kombëtare të kontrolluar nga opozita.

Maduro pasoi ish-presidentin Hugo Chavez, një lider popullor po përçarës që prezantoi një sërë programesh të mirëqenies sociale, përpara se të vdiste në 2013. Që prej atëherë, çmimet në rënie për eksportet e naftës në Venezuelë kanë sjellë rënie të të ardhurave të qeverisë dhe mungesa në ushqime e ilaçe. Fondi Monetar Ndërkombëtar ka parashikuar që inflacioni në Venezuelë të kalojë mbi 700% këtë vit, ndërkohë që zgjedhjet presidenciale do të mbahen në fund të vitit të ardhshëm.

Gjithashtu lexo

Dy terroristë hidhen në erë në Turqi

Dy terroristë nga organizata ekstremiste dhe e ndaluar “Partia maoiste komuniste” u ngritën në erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *