Home / Lajme / Maqedoni / Protestë më 10 maj në Bruksel kundër diskriminimit të shqiptarëve të Maqedonisë

Protestë më 10 maj në Bruksel kundër diskriminimit të shqiptarëve të Maqedonisë

Duke pasur parasysh situatën destabilizuese të krijuar në Maqedoni një kolektiv përfaqësues i Komunitetit shqiptar të Belgjikës mori vendimin që t’organizohët një protestë të mërkurën më 10 maj, ora 15:00 përballë Komisionit evropian (Rond-point Schuman, 1000 Bruksel), transmeton Gazeta Express.

Përmes kësaj proteste, Komuniteti shqiptar i Belgjikës teksa përshëndetë zhgjedhjën e Kryetarit te ri të Kuvendit :

– dënon sulmin terrorist të huliganëve të VMRO-së kundër institucionit të Parlamentit dhe liderëve të mazhorancës së re ;

– i uron shërim të shpejtë z. Ziadin Selës ;

– kërkon unitetin e partive shqiptare për të çuar në vend aspiratat dhe të drejtat legjitime të shqiptarëve si një popull shtetformues në Maqedoni;

– i bën thirrje Shqipërisë dhe Kosovës që të ndërmarrin veprime diplomatike të koordinuara dhe më të ashpra ndaj regjimit maqedonas por dhe të aktivizohën më intensivisht në instancat ndërkombëtare;

– i bën thirrje BE-së që të ndërmarrë sanksione kundër politikës së aparteidit e diskriminuese ndaj Shqiptarëve dhe në veçanti kundër personit të Gruevskit për largimin e tij dhe ballafaqimin me organët e drejtësisë për terrorizëm dhe shpërdorim të detyrës zyrtare ;

– i bën gjithashtu thirrje BE-së për të rritur angazhimin e saj për zgjerimin, paqën dhe stabilitetin në Ballkan teksa ky rajon rrezikohët nga rrymat populiste dhe ekstremiste dhe qëllime destabilizuese dhe luftënxitëse për të dhe të gjithë Evropën.

Prandaj, Komunitetit shqiptar i Belgjikës apelon për një pjesmarrje masive të të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim të asnjë natyre, në protestën e së mërkurës 10 maj 2017!

Pas protestës, përfaqësuesit e Komunitetit shqiptar i Belgjikës do t’i dorëzojë një memorandum autoriteteve të Bashkimit evropian.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *