Home / Lajme / Botë / Protestë në Bruksel: “Gruevski Ik! Shqiptarët me qëndrim unik!”

Protestë në Bruksel: “Gruevski Ik! Shqiptarët me qëndrim unik!”

Komuniteti Shqiptar i Belgjikës apelon për një pjesëmarrje masive të të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim të asnjë natyre, në protestën e të mërkurës 10 maj 2017!

Përmes kësaj proteste, Komuniteti shqiptar i Belgjikës teksa përshëndetë zgjedhjen e Kryetarit te ri të Kuvendit:
– dënon sulmin terrorist të huliganëve të VMRO-së kundër institucionit të Parlamentit dhe liderëve të mazhorancës së re ;
– i uron shërim të shpejtë z. Ziadin Selës ;
– kërkon unitetin e partive shqiptare për të çuar në vend aspiratat dhe të drejtat legjitime të shqiptarëve si një popull shtetformues në Maqedoni;
– i bën thirrje Shqipërisë dhe Kosovës që të ndërmarrin veprime diplomatike të koordinuara dhe më të ashpra ndaj regjimit maqedonas por dhe të aktivizohen më intensivisht në instancat ndërkombëtare;
– i bën thirrje BE-së që të ndërmarrë sanksione kundër politikës së aparteidit e diskriminuese ndaj shqiptarëve dhe në veçanti kundër personit të Gruevskit për largimin e tij dhe ballafaqimin me organet e drejtësisë për terrorizëm dhe shpërdorim të detyrës zyrtare ;
– i bën gjithashtu thirrje BE-së për të rritur angazhimin e saj për zgjerimin, paqen dhe stabilitetin në Ballkan teksa ky rajon rrezikohet nga rrymat populiste dhe ekstremiste dhe qëllime destabilizuese dhe luftënxitëse për të dhe të gjithë Evropën.

Prandaj, Komuniteti Shqiptar i Belgjikës apelon për një pjesëmarrje masive të të gjithë shqiptarëve pa asnjë dallim të asnjë natyre, në protestën e të mërkurës 10 maj 2017!

Pas protestës, përfaqësuesit e Komunitetit shqiptar të Belgjikës/ do t’i dorëzojnë një memorandum autoriteteve të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *