Home / Kryesoret / PSP këmbëngul për paraburgim të Sead Koçanit

PSP këmbëngul për paraburgim të Sead Koçanit

Prokuroria Speciale Publike nuk tërhiqet nga kërkesa që afaristit Sead Koçan, i dyshuar në rastin “Trust”, t’i caktohet masa e paraburgimit. Gjatë seancës së sotme prokurori i PSP-së Gabriel Bubevski tha se garancia financiare që biznesmeni i ofroi Gjykatës nuk është dëshmi e mjaftueshme se ai nuk do e përsërisë veprën.

Nga ana tjetër pala mbrojtëse thotë se garancia financiare me vlerë prej afër 1 milion eurosh të cilën e  ofroi Sead Koçan, është legjitime dhe është praktikë në të gjitha vendet demokratike.

Sipas avokatit të Sead Koçan, Nikolla Dodevski, PSP nuk ka arsye pse të insistojë për paraburgim përderisa i dyshuari ka lënë një shumë të madhe si garanci. Takimi i panelit të Penales për ankesën e PSP-së zgjati rreth 1 orë e gjysmë. Gjykata ka 48 orë kohë për t’iu përgjigjur ankesës e cila është paraqitur një ditë më parë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *