Home / Lajme / Maqedoni / PSP:Një milioni i Koçaniti nuk është garancion se ai nuk do të ik nga vendi

PSP:Një milioni i Koçaniti nuk është garancion se ai nuk do të ik nga vendi

Garancitë e dhëna prej rreth 1 milionë eurove të ofruara nga biznesmeni Sead Koçan si i dyshuar i parë në rastin “Trust” nuk paraqesin siguri të mjaftueshme se ai nuk do të ikë, konsideron Prokuroria Publike Speciale.

Para gjykatësve të Këshillit penal në njësinë e Shkupit, prokurorët Gavrill Bubevski dhe Artan Ajro i përsëritën kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Sead Koçanit. Sipas tyre, një nga argumentet për këtë kërkesë është fakti se firma Transmet – që është në pronësi të Koçanit – vazhdon të fitojë tenderë nga shteti.

“Kërkojmë të rishqyrtohet vendimi me të cilin u hodh poshtë propozimi ynë për caktimin e masës së paraburgimit. Të mos pranohet një garanci e tillë, sepse konsiderojmë që në këtë moment, nuk ka garanci të mjaftueshme se i dyshuari nuk do të arratiset përsëri”, u shpreh Gavril Bubevski, Prokuror në PPS.

Ndërkaq, avokati i Koçanit, Nikolla Dodevski,  thotë se shuma prej 1 milionë eurove është garancia më e madhe e ofruar deri tani në rastet gjyqësore në Maqedoni.

“Në Maqedoni është ofruar garanci jashtëzakonisht e lartë dhe e njëjta është pranuar nga gjykatësi i procedurës paraprake. Për ne, dëshira e PPS që Koçani me çdo kusht të paraburgoset është e pakuptueshme. Në çdo vend tjetër në botë, garancia e ofruar prej 1 milionë eurove është më se e mjaftueshme që dikush të mbrohet në liri. Se për çfarë arsye ata kërkojnë që paraburgimin ta shndërrojnë në dënim, këtë unë nuk e di”, tha Nikolla Dodevski, avokat i Sead Koçanit.

Gjykatësi i procedurës paraprake, të enjten pranoi se shuma e ofruar dhe marrja e pasaportës janë garanci të mjaftueshme se Koçan do të mbetet në vend dhe se nuk do të ikë përsëri. Por ajo që për PPS-në është shqetësuese, është fakti se të njëjtën ditë, pra ditën e enjte, firma e tij “Transmet”, mori përsëri tender nga ELEM-i, kësaj here në vlerë prej 9 milionë denarëve.

Kjo është e dyta herë që Këshilli penal vendos për paraburgimin e të dyshuarit, pasi më parë, Gjykata Supreme  i shfuqizoi vendimet e gjykatave më të ulëta që shqiptuan paraburgim për Sead Koçanin në kohëzgjatje prej 30 ditëve. Menjëherë pas shfuqizimit të paraburgimit, Koçan u paraqit në Shkup, edhe atë, siç pohon mbrojtja e tij, me probleme të rënda shëndetësore, për ç‘arsye ai u shtrua në spital.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *