Home / Kryesoret / PTHP: Më 27 prill nuk kishte vetëm vepra penale nga protestuesit që u futën në Kuvend

PTHP: Më 27 prill nuk kishte vetëm vepra penale nga protestuesit që u futën në Kuvend

Prokuroria Themelore Publike-Shkup pas shqyrtimit të materialeve dëshmuese për ndodhinë në Kuvend më 27 prill, ka konfirmuar se ekziston veprime të disa të dyshuarve në ngjarjet e përgjithshme në objektin e Kuvendit në zonën e jashtme dhe në brendësinë e objektit në përgjithësi,

 

”Bëhet fjalë për përzierje të veprimeve inkriminale e cila do të thotë realizimin e të drejtës ligjore të një numri më të madh të veprave penale të cilat nuk mund të atribuohen vetëm si shkelje e ligjit në masë. PTHP nga materialet e tanishme të mbledhura dëshmuese ka vlerësuar se në ngjarjen e veprës penale të cilën e heton, është e nevojshme në këtë fazë, në përputhje me ligjoren, të kyçet edhe PTHP për ndjekje të krimit të organizuar edhe korrupsion, sepse pjesë nga veprimet e marra nga ana e personave të përfshirë në ngjarje janë pjesë e juridiksionit dhe kompetencë e kësaj prokurorie”, thuhet në kumtesë.

Prandaj, dosja e lëndës do të dorëzohet deri në Prokurorinë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, e cila merr veprime të mëtejshme.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *